Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një konferencë për mediat ka komentuar iniciativën e qeverisë së Albin Kurtit për të ndryshuar ligjin për zgjedhjet.

Abdixhiku i ka bërë ftesë Albin Kurtit që të tërheqë nismën për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve dhe ka kërcënuar me zgjedhje të parakohshme.

Në emër të LDK-së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, tha ai.

Ai theksoi se veprimet e sotme të Kurtit janë me qëllime të shantazhit duke shtuar se veprimi i qeverisë është i nxituar.

 “LVV dhe Qeveria e VV me veprimet e sotme kanë përjashtuar opozitën nga një proces reformimi i cili do të duhej të ishte rezultat i dakordimit paraprak politik“, shtoi kreu LVV./tvklan.al