Përmes një postimi në Twitter, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Stoltenberg thotë se është diskutuar në lidhje me mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Kreu i NATO-s shton se me Kryeministrin Rama kanë diskutuar dhe si mund të forcohej aleanca nga Suedia dhe Finlanda.

“Biseduam me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit të Rusisë. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, ka shkruar Jens Stoltenberg./tvklan.al