Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të nisë sot përballjen e tij me Gjykatën Speciale në Hagë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Gucati do të paraqitet para dhomave të specializuara lidhur me akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte.

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, që ishin lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Seanca kundër Gucatit do të jetë publike dhe do të transmetohet online në kohë reale. Përveç Gucatit në Kosovë ka nisur një valë arrestimesh, pasi janë prangosur dhe krerët e tjerë të UÇK-së dhe luftëtarë të saj./tvklan.al