Kreu i PBDNJ: Korporata e Investimeve do të grabisë pronat

Posta

Kreu i PBDNJ: Korporata e Investimeve do të grabisë pronat

22:14 08/11/2019

Korporata e Investimeve, e miratuar pak javë më parë nga Parlamenti, do të grabisë pronat e qytetarëve. Kështu është shprehur kryetari i PBDNJ Vangjel Dule gjatë emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Dule akuzon Kryeministrin Edi Rama për ligjet dhe aktet nënligjore që nxjerr Këshilli i Ministrave për tokat e minoritetit në zonën e Himarës.

“Në Nëntor të vitit të shkuar nxorri Vendim të Këshillit të Ministrave që synonte rrëmbimin e çdo pëllëmbe potencialisht të shfrytëzueshme për objektiva turistike që ai e konsideronte të lirë. Nuk është e lirë. Sa e publikoi në faqen zyrtare të Kryeministrisë, mori përgjigje nga Kryeministri i atëhershëm Tsipras. Dhe për disa orë u hoq nga faqja zyrtare. Tani vjen me Korporatën Shtetërore. Çdo pronë e cila nuk është e regjistruar në vlerësimin e tij si pronë private, komunitare, konsiderohet shtetërore. Administrohet nga Korporata dhe kjo u jepet investitorëve strategjikë. Bregu i Jonit mbi 85% të pronave i ka të paregjistruara. Kjo është mëse e sigurtë. Një banor i Himarës, Dhërmiut, shkon me dosje për të regjistruar pronën e trashëguar dhe nuk pranohet kërkesa e tij ose sorollatet me vite. Dhe duke parë hartat e pronave që do konsiderohen shtetërore, ishin me njolla. Në mënyrë më të paturpshme kishte përfshirë edhe objekte fetare. Kemi të bëjmë me tendencën e qartë të grabitjes së pronave”, u shpreh Dule. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT