Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë të Shirgjanit, Gjergjanit dhe Bradasheshit në Elbasan. Basha u premtoi fermerëve se pas ardhjes së demokratëve në pushtet bujqësia do të jetë prioritet numër një në buxhetin e shtetit.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së:

“Ne do ta mbështesim blegtorinë me subvencione të drejtpërdrejta. Çdokush që ka bagëti, lopë, dele, dhi do të marrë për kokë subvencionet, për kokë. Çmimi i energjisë do të ulet për konsumatorin dhe për biznesin. Prioritet numër një do të jetë bujqësia, 150 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro për infrastrukturën dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerin.”

Sipas kreut të demokratëve përgjegjës për gjendjen e rëndë ekonomike që po kalojnë shqiptarët është kryeministri Rama. Basha tha se, Partia Demokratike do të ketë një vemëndje të shtuar ndaj shtresave në nevojë, duke përjashtuar nga taksat, fatura e nergjisë elektrike dhe e ajo ujit familjet në ndihmë ekonomike.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së”

“Subvencione jo, rritje pensionesh jo, ulje të çmimit të energjisë jo, përkundrazi e ka rrit. Rritje taksash, rritje fukarallëkut. Çfarë i bën lekët? 2.2 miliardë euro i ka vjedh për dy vite oligarkia me atë në krye. I bie 2 milionë lekë të vjetra për vit për familje.

Tv Klan