Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar sot se Kosova është më larg se kurrë nga Shqipëria. Në një postim në mediat sociale, Hoxhaj për këtë bën fajtor Albin Kurtit, duke i kujtuar dhe premtimet që ky i fundit ka bërë në fushatë.

Kreu i PDK akuzon qeverinë e Kurtit se ka vënë në funksion të krijimin u Jugosllavisë së re duke e bërë Kosovës pjesë të Minishengenit. Ai shton se ky është lëshimi i parë i Kurtit për Serbinë dhe quan Kryeministrin dezertor.

Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë.

Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit.

Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, është ky reagimi i Hoxhajt./tvklan.al