Kreu i PDK akuza qeverisë së Kurtit: Po punon pa plan, Kryeministri të zbresë deri në QKUK



Kreu i PDK akuza qeverisë së Kurtit: Po punon pa plan, Kryeministri të zbresë deri në QKUK

18:54 21/04/2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka sulmuar qeverinë e Albin Kurtit duke thënë se po puno pa plan. Në një reagim në mediat sociale, Hoxhaj shkruan se Kurti po fshihet pas protokolleve dhe takimeve zyrtare dhe nuk është duke u marrë me punë.

Për kreun e PDK, qeveria e re nuk ka thënë  as edhe një fjalë apo veprim konkret për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

Për t’i mbuluar të gjitha dështimet, Kurti nisi edhe luftën dhe përndjekjen e mediave të cilat guxuan të flasin për keqqeverisjen e tij. Kryeministri të zbresë deri në QKUK, ku sot mungojnë shumica e barnave esenciale, se për vaksina të mos flasim, e të shohë gjendjen reale të qeverisjes së tij”, shkruan Hoxhaj.

Më tej kreu i PDK-së thonë se qeveria nuk po merret me problemet e qytetarëve që po shtohen dita-ditës.

Qytetarët, të cilët përveç problemeve shëndetësore, po sfidohen edhe ekonomikisht duke blerë gjithçka nga ilaçet dhe materialet shpenzuese. Kurti edhe mund të mos i dijë këto informata nga terreni, por e ftoj dikë nga oborrtarët e tij që, nëse kanë guximin, t’ia hapin sytë me disa doza realiteti“, shton ai./tvklan.al







Të ngjashme