Veliu urdhëron vartësit, “zero tolerancë për ata që shkelin ligjin”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mbrëmjen e së shtunës ka qenë në Vlorë, për të inspektuar nga afër respektimin e masave anti-covid. Veliu u kërkoi efektivëve që të veprojnë në terren me zero tolerancë, ndërsa thotë se nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve. Po ashtu Veliu theksoi se të gjithë pronarët e lokaleve duhet të trajtohen njësoj, duke i kërkuar policëve që të mos tremben nga asnjë telefonatë.

Kryepolici u tha që duhet të zbatojnë  ligjin me një standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pronarët e lokaleve. Veliu nënvizoi faktin që duhet të kontrollohet në mënyrë permanente territori dhe t’u shërbejnë me përkushtim dhe etikë qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ndër të tjera iu ka kërkuar drejtuesve të unifromave blu në Vlorë që të rrisin efikasitetitn për të parandaluar ngjarjet kriminale, konflikteve dhe prishjen e qetësisë publike.

Klan News