Edi Rama: “Një fjalë e urtë e popullit thotë “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj” dhe sot unë e fillova ditën në minierën e Bulqizës, ku pashë hallin e madh të pazgjidhur dhe të paqarë të atyre skllevërve të shekullit të ri në mes të Europës dhe sot dal këtu përpara jush në këtë pasdite për të shprehur indinjatën time për atë që ndodhi me të verbrit përpara kryeministrisë. Kjo qeveri e paaftë për të zgjidhur hallet e njerëzve në nevojë dhe njëkohësisht e pandjeshme për t’i qarë këto halle, së paku duke u njohur atyre njerëzve dinjitetin. Është shëmbëlltyra e fundit e një politike të vjetër pa zemër për të ndjerë problemet e njerëzve, pa veshë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre dhe pa sy për të parë se në ç’gjendje ata përpëliten. Kjo qeveri është një shëmbëlltyrë të cilës po i afron fundi dhe në 28 qershor do të fillojë një epokë e re, epoka e një qeverie të njerëzve me njerëzit dhe për njerëzit.”/tvklan.al