Kreu i Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, vizitë në Policinë e Shtetit

Kreu i Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, vizitë në Policinë e Shtetit

10:08 06/03/2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim Drejtuesin e Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneralin Laurent Hendrix.

Veliu dhe Hendrix vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit, Xhandarmërisë dhe Policisë holandeze.

Gjatë takimit u konfirmua gatishmëria e përbashkët për të bashkëpunuar kundër krimit të organizuar, kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

U dakordësua që bashkëpunimi në të ardhmen do të konkretizohet me hetime të përbashkëta, shkëmbim informacioni në kohë reale, sepse vetëm kështu mund të arrihet suksesi. 

Kreu i Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës përgëzoi Drejtor Veliun për arritjet e Policisë së Shtetit për punën e bërë në drejtim të parandalimit dhe uljes së numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi