“Historia ime” e  ka vendosur fokusin e saj ditën e sotme tek ata që u konsideruan si “Heronjtë e heshtur”. Një grup zjarrfikësish të ftuar në studio treguan për vështirësitë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, por edhe vetë rrezikun që mbart profesioni i tyre.

Çdo ditë u duhet të përballen me situata nga më të ndryshmet, ku edhe rreziku është i madh, por Drejtori i Shërbimit zjarrfikës i Bashkisë Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tregon se profesioni i tyre u jep atyre mundësinë t’ju gjenden pranë qytetarëve në momentet më të vështira dhe gjithashtu të shpëtojnë edhe jetët e tyre.

Për sa i përket misionit të shërbimit zjarrfikës dhe vetë punonjësit, unë nga vetë eksperiencat e mia kam punuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ushtarak gjithashtu, edhe në Ministrinë e Rendit, në Policinë e Shtetit dhe kam disa vite që shërbej në shërbimin zjarrfikës. Mendoj se është fat i madh për këta punonjës që punojnë në shërbimin zjarrfikës sepse është një profesion që të jepet mundësia të bësh shumë mirë për qytetarët, të shpëtosh jetë qytetarësh. Sidomos stacioni i Kombinatit, unë mbaj mend edhe para disa vitesh ka qenë ndërhyrja e këtyre punonjësve të shërbimit zjarrfikës, me depozitat e një karburanti, ku punonjësit që punonin aty u raportuan me humbje jete se kishin humbur ndjenjat. Janë futur këta punonjës me aparate të specializuara për ato ndërhyrje, i kanë nxjerrë, i kanë çuar në ambulancë, kanë shkuar në spital dhe mbas disa minutash është raportuar se ata ishin të tre gjallë. Dhe unë nuk e harroj asnjëherë atë rast”.

Më tej, ai shton se profesioni i tyre është i veçantë dhe vetë puna që bëjnë iu jep frymëzim.

Prandaj dhe në takimet tona të përmuajshme që organizojmë me shefat e stacioneve, e themi gjithmonë këtë që ky është një profesion shumë i veçantë. Të frymëzon vetë puna. Ne kemi qenë edhe grupi që jemi nisur në ndihmë të qytetit të Durrësit, mbas orës 6 të mëngjesit që aty ka humbje jetësh të qytetarëve”./tvklan.al