“Do të ketë një draft ligj që rregullon sektorin e bletarisë”

Nga panairi agrobujqësor në Lushnje që ka mbledhur fermerë e prodhues vendas e të huaj, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se fokusi kryesor për muajt në vijim do te jetë rritja e fondeve në ndihmë të prodhuesve shqiptarë. Ajo kërkoi prej tyre të aplikojnë në programin IPARD 3.

Ministrja njoftoi hartimin e një drafti për sektorin e bletarisë.

Panairi agrobujqësor i Lushnjës do të zgjasë deri të shtunën, 21 Maj.

Tv Klan