Bregdeti nuk duhet të jete fokusi i turizmit që Shqipëria ofron dhe për të ndryshuar këtë realitet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar strategjinë kombëtare të turizmit të cilën ministri, Blendi Klosi, e prezantoi gjatë Këshillit Kombëtar konsultativ.

“Krijimi i 6 poleve me potencial turistik, ku do të fokusohen: ndërhyrjet e investimeve publike, do të rrisin kohën e qëndrimit jo vetëm përgjatë sezonit veror, por gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, përmes instrumentave lehtësuese, do të nxisim përmirësimin e cilësisë së strukturave akomoduese. Duke nxitur edhe investime të reja në struktura më 4-5 yje, për të arritur një ofertë të konsoliduar turistike”.

Kjo strategji sipas Klosit pritet ti japë turizmit një tjetër dimension.

Oferta e turizmit detar duhet të drejtohet drejt jahteve dhe udhëtimeve të shërbimeve charter me cilësi të lartë. Do të punohet për krijimin e produkteve të reja në këtë drejtim, si identifikimi dhe shënjimi i shtigjeve të ecjes apo çiklizmit, zhvillimi i turizmit dimëror, ngritja e qendrave turistike në zonat e mbrojtura natyrore, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit rural”.

Hotelet, bujtinat dhe hostel përbëjnë rreth 15% të gjithë sektorit të shërbimeve si dhe 11% të të gjithë aktiviteteve ekonomike në Shqipëri. deri në vitin 2023, parashikohet edhe krijimi i  regjistrit  të të gjitha strukturave akomoduese.

Tv Klan