Statuti nuk lejon fraksion brenda Partisë Demokratike. Ka qënë ky reagimi i demokratëve një ditë pas deklaratës së bujshme të ish kryetarit të kësaj partie Tritan Shehu. Madje dhe deputeti Leonard Demi një nga njerëzit që ka kundërshtuar daljen nga Parlamenti refuzon krijimin e një fraksioni por nuk mohon domosdoshmërinë e ndryshimeve rrënjësore brenda partisë.

Leonard Demi: Unë nuk jam për fraksione brenda Partisë Demokratike, nuk e kam përkrahur ndonjëherë këtë ide, ajo mund të jetë pozitive apo negative, unë nuk i kam hyrë asaj si ide dhe vetë statuti i partisë sonë nuk e lejon një gjë të tillë. Megjithatë unë kam disa mendime të cilat një pjesë e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike nuk i ka përkrahur. Ato janë:
unë mendoj se për PD-në është shumë më mirë të jetë brenda Parlamentit sesa jashtë Parlamentit. E dyta mendoj që PD-ja dhe departamentet e veta që ka krijuar dhe që po punon të bëjnë një punë ende më të madhe se e ardhmja i takon Partisë Demokratike. Këtë periudhë që po vazhdon problemi i fushatës ajrore dhe përpjekjeve të Komunitetit Ndërkombëtar për të zgjidhur problemin e Kosovës në Shqipëri nuk besoj se do të ketë zgjidhje.
/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego