Rikthimi i gjelbërimit në zonën e Allgjatës në Vaqarr, ishte synimi i vullnetarëve dhe disa punonjësve të institucioneve në varësi të bashkësie së Tiranës, që se bashku me kryebashkiakun Veliaj mbollën disa fidanë të rinj.

 “Jemi sot në një kodrinë që ndodhet pas Kombinatit, një Kombinat që gjatë kohës së komunizmit prodhonte ndotje, që gjatë kohës së tranzicionit prodhonte ndërtime pa leje dhe prerje pemësh, dhe një Kombinat që sot po i ndryshon faqja, duke nisur nga rrugët kryesore, tek urbanizimi i lagjeve, por mbi të gjitha tek kjo kurorë”.

Veliaj solli në vëmendje problemet që i janë shkaktuar ndër vite natyrës.

 “Një revolucion të tillë, Shqipëria nuk e ka parë kurrë në epokën e demokracisë. Mjafton të shohim se sa terrene të prera nga pemët ka, që korrespondojnë ku ka erozion, shembje të tokës dhe ku ka probleme me emergjencat civile. Besoj që “paja” që mund të lëmë për 10, 30, 50 vitet e ardhshme janë fidanët që mbjellim sot, 65.000, të cilët sot e kanë tejkaluar më në fund rekordin që kishim për këtë vit”.

Ai apeloi për të gjithë qytetarët që ti bashkohen aksionit të mbjelljeve deri në fund të Prillit.

Tv Klan