Do të merren në shqyrtim nga komisionet disiplinore

UEFA kërcënon klubet e mbetura pjesë e projektit të Superligës së Europës me masa. Në një deklaratë që niste me tërheqjen e 9 prej 12 themeluesve të turneut që u kundërshtua nga tifozët dhe organizmat e futbollit shton se do të shqyrtohen nga komisionet disiplinore qëndrimet e Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Në media përmenden e edhe përjashtime nga aktivitetet për klube. Këto klube i besojnë ende Superligës së Europës madje në një reagim të unifikuar i quajnë këto presione të papranueshme dhe se kanë qenë gjithmonë gati për të diskutuar.

UEFA nga ana tjetër njoftoi se klubet që janë tërhequr nga ideja e Superligës së Europës, do të paguajnë së bashku 15 milionë euro që do të shkojnë për futbollin e fëmijëve dhe të bëhen sërish pjesë e ECA-s.

Atyre do t’i mbahen edhe 5% e të ardhurave nga aktivitetet Europiane që kanë marrë pjesë dhe në rast se i kthehen kësaj ideje duhet të paguajnë 100 milionë Euro dëmshpërblim.

Tv Klan