Iluzioni i mëposhtëm optik konsiston në një kërkesë të thjeshtë: pastroni mendjen dhe zgjidhni imazhin më të parë që shihni.
Përgjigjja e tij do të tregojë se cila hemisferë e trurit tuaj është më aktive dhe çfarë nënkupton kjo për personalitetin tuaj.

Koka e tigrit
Nëse patë kokën e tigrit, hemisfera e majtë e trurit tuaj është më aktive se e djathta. Kjo do të thotë se jeni shumë të aftë në analizim, të organizuar dhe me synime të qarta. Kur përballeni me probleme, keni tendencë të jeni objektivë, logjikë dhe të saktë. Por duke qenë se mendoheni shumë për vendimet që merrni, mund të dukeni kokëfortë dhe të palëkundur.
Këshilla për këta persona është që të jenë modestë dhe të marrin në konsideratë mendimin e të tjerëve përpara se të vendosin.
Një majmun që varet
Hemisfera e djathtë e trurit tuaj dominon. Jeni një shpirt krijues me ide të reja. Kur hasni probleme, mbështeteni më shumë te intuita sesa mendimi kritik. Për ju, ka më shumë rëndësi udhëtimi sesa destinacioni. S’keni frikë të gaboni e mësoni. Duke qenë ëndërrimtarë, shpesh zhyteni në ëndrrat tuaja./tvklan.al