Krijohen grupet parlamentare të opozitës së re

Krijohen grupet parlamentare të opozitës së re

11:03 18/04/2019

Opozita e re në Kuvend ka krijuar dy grupe parlamentare. Në fillim të seancës plenare, kryeparlamentari Ruçi bëri me dije se deputetët e rinj të Partisë Demokratike do të kenë si kryetare grupi Rudina Hajdarin.

Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur “Të Pavarur” grupin parlamentar, i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. Deri më sot opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend, 14 nga PD dhe 13 nga LSI.

/abcnews.al

Të ngjashme
UKT