Janë tashmë gati neuronet e para artificiale. Lajmi bëhet i ditur nga revista shkencore Nature Communications. Në artikull shpjegohet se bëhet fjalë për mikroçipe në silic bionik të projektuar për të riparuar rrjetin nervor dhe për të rikthyer funksione të humbura. Hapet kështu një rrugë e re për të luftuar disa sëmundje kardiake dhe mbi të gjitha patologjitë e lidhura me degradimin e neuroneve, siç është Alzhaimer.

Puna është fryt i bashkëpunimit të disa universiteteve britanike, zvicerane dhe australiane nën koordinimin e Alain Nogaret. Mikroçipet e krijuara riprodhojnë kanalet e jonizuara, ose sekuencat e proteinave që gjenden në sipërfaqen e qelizave, të funksionojnë si të ishin dritare, që lejojnë kalimin e substancave nga jashtë brenda qelizave.

Në rastin e neuroneve këto kanale bëjnë të mundur transmetimin e sinjaleve nervore dhe çipet sillen si të ishin qeliza nervore. Aktualisht kërkuesit kanë krijuar qelizat që kontrollojnë frymëmarrjen por edhe ato të ipokampit, që është ajo strukturë e trurit ku gjendet edhe qendra e memories. Në të dyja rastet sjellja e çipeve është shumë i ngjashëm me atë të qelizave reale nervore.

Klan Plus