Ministrja Belinda Balluku në një deklaratë për mediat the se bursa shqiptare e energjisë pritet të krijojë standarde të reja në tregun e energjisë. Sipas saj bursa shqiptare e energjisë do të sjellë furnizim më të mirë me energji elektrike dhe shërbim më cilësor.

“Rritja e sigurisë me energji elektrike, integrimi rajonal dhe më gjerë, më shumë transparencë financiare dhe standarde të reja juridike dhe tregtare. Operatori i tregut, bursa shqiptare e energjisë do të operojë në fushën e shkëmbimit në fushën elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria Operatori i Sistemit të Transmetimit SH.A. Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të tregtisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrjen në kapital të atyre operatorëve të transmetimit të vendeve që Shqipëria ka memorandume mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor. Kjo qasje reflektohet dhe në kriteret e vendosura në përzgjedhjen e aksionerëve të mundshëm. Shoqëria e cila do të operojë bursën e energjisë do të themelohet nga OST.  Menjëherë më krijimin e saj, bazuar në kriteret e procedua të cilat do të garantojë seriozitetin e bursës shqiptare të energjisë do të filloje dhe procesi  i pjesëmarrjes në bursë në cilësinë e aksioneve, edhe i operatorëve të tjerë të transmetimit që operojnë në Bashkimin Europian, subjekteve juridike etj”.

/tvklan.al