Diamantet janë perlat që fshihen shumë thellë në sipërfaqen e tokës dhe nxjerrja e tyre është një proces që kërkon presion të lartë dhe temperatura rreth 1000 gradë Celcius. Por një ekip shkencëtaresh të huaj kanë krijuar në kushte laboratorike dy diamante me temperaturë dhome dhe mbi të gjitha në shumë pak minuta. Kjo është krijimi i vitit, pasi për herë të parë iu dha jetë diçkaje gati të pamundur.

Por si ndodhi diçka e tillë? Atomet e karbonit bashkëveprojnë me njëri tjetrin dhe formojnë materiale të ndryshme, përfshi këtu grafitin e zi dhe diamantin e fortë transparent, që njohim zakonisht.

Në një diamant normal atomet strukturohen në mënyrë kristaline kubike, por mund të manovrosh me to duke u dhënë strukturë kristalore tetë këndore, që quhet Lonsdale.

Dhe interesi më i lartë është për Lonsdaleite pasi ka fortësi 58% më të madhe se diamanti i rregullt. Studimi i tyre provoi se të dy këto diamante mund të formoheshin në temperaturë dhome në një laborator, nëse i ushtron pak më shumë presion. Shkencëtarët shprehen se qëllimi kryesor i tyre është krijimi i një diamanti me një trysni më të ulët./tvklan.al