Përftohet në një provëz laboratori embrioni njerëzor dhe jeton 6 ditë. Teknika e re, është zhvilluar në Britaninë e Madhe, një ndër vendet më të përparuara në botë për sa i përket kërkimeve shkencore. Rezultati është publikuar në revistën Cell Stem, dhe puna është frut i bashkëpunimit të universiteteve Exeter dhe Cambridge nën financimin e Medical Research Council. Sipas autorëve të studimit kjo teknikë e re ka avantazhin sepse është më e thjeshtë dhe efikase, ndryshe nga disa prova që u bënë rreth një muaj me parë nga studime amerikane e australiane.

Kërkuesit kanë përdorur qelizat staminale dhe pas 3 ditësh ato kanë nisur të organizohen derisa u zhvilluan në struktura sferike prej 200 qelizash, stad i cili krijohet në ditën e 5 apo të 6 të zhvillimit të embrionit njerëzor normal pas fekondimit. Në strukturë ishin të pranishëm të njëjtët gene që ndodhen në embrionet natyrale.

Ky rezultat është i rëndësishëm pasi do të bëjë të mundur studimin e zhvillimit të embrionit human, por njëkohësisht do të vijë në ndihmë të kërkimeve në fushën e fekondimit artificial, defektet në lindje, problemet gjatë shtatzënisë dhe vështirësitë e hasurasi dhe rreziqet për aborte .

Klan News