Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Turqi është konkretizuar me krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes dy vendeve.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Presidenti Recep Taytip Erdogan dhe Kryeministri Edi Rama kanë bërë me dije se mes dy vende është krijuar Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe tashmë dy vendet e shohin njëri-tjetrin si partner strategjik.

Jam sot vërtet krenar që mu dha mundësia dhe nderi që të nënshkruaj këtu në emër të Shqipërisë me Presidentin Erdogan deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë”, tha Rama.

Në takimin që kemi realizuar me Kryeministrin Edi Rama kemi diskutuar për shumë çështje. Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, tha Presidenti turk.

Ndërkohë para nisjes së Konferencë janë nënshkruar 4 marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshjet parashikojnë ndërtimin e spitalit të Fierit, restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër si dhe bashkëpunimi mes Universitetit New York që është në pronësi të Fondacionit Marif me Universitetin e Stambollit./tvklan.al