Një grup shkencëtarësh kanë arritur të krijojnë një të tillë i cili pasi vendoset në lëkurë, arrin të verifikojë nivelin e drogës në gjak brenda një minute, duke u ndezur pas absorbimit të djersës.

Funksionimi i tij në anën teknike shpjegohet në revistën ACS Applied Materials and Interface.

Kjo është teknika më e avancuar e krijuar deri më sot, pasi shkurton shumë kohë, burime. Është ideuar nga kërkues koreanë, nuk dëmton, është mjaft ekonomik dhe kushton vetëm 50 cent, dhe është mjaft i saktë. Trupi i njeriut nxjerr me anë të djersës substanca në sasi të vogla, dhe për këtë arsye është i nevojshëm përdorimi i një teknologjie mjaft të ndjeshme.

Kjo teknikë e re mund të gjejë përdorim të gjerë, veçanërisht në fushën e sportit, për një testim të shpejtë para garave, për të verifikuar përdorimin ose të jo drogës.

Klan News