Rama i beson drejtimin Adea Pirdenit, ish-zv.ministre e Drejtësisë

Pas një analizë të thellë të qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama vendosi krijimin e një tjetër digasteri të ri, dedikuar administratës publike, që do të drejtohet nga Adea Pirdeni, ish-zv ministre e Drejtësisë.

Në një postim në “X”, kreu i qeverisë njofton se Ministria e Shtetit për Administratën Publike vjen si nevojë e një rruge të re që ka nisur vendi ynë për tu integruar në BE.

“Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për tëv rritur krahas pagave konkuruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve.”

Kryeministri Rama e sheh të nevojshme që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen.

Po ashtu është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit, me ekzigjencat e procesit sfidues të negociatave me BE për të gjitha institucionet e vednit, si edhe me vetë shoqërinë civile e sipërmarrjen.”

Për Adea Pirdenit, drejtuesen e re të ministrisë, kreu i qeverisë shpreh vlerësimet më të larta për punën e bërë në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

Klan News