Krijohet njësia “Fast” e policisë

Krijohet njësia “Fast” e policisë

16:03 11/09/2019

Lleshaj: Do arrestojë personat që i shmangen drejtësisë

Njësia e re e kërkim arrestimit, apo e quajtur ndryshe “Fast” është gati.

Personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo që i janë shmangur drejtësisë, tashmë duhet t’i bëjnë llogaritë mirë, pasi kjo njësi po zhvillon një stërvitje të ngjeshur prej të paktën dy muajsh dhe po përgatitet vetëm për kapjen e tyre.

“Kjo Njësi, e cila do të jetë një ndër Njësitë elitë të Policisë Shqiptare, do të jetë pikërisht prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të. Njësia do të jetë pjesë e rrjetit europian të njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë. Në këtë kuadër përgjegjësia juaj del përtej kufijve të Shqipërisë”, tha Ministri Lleshaj.

Krijimi i kësaj njësie, në përbërje të së cilës do të jenë 50 efektivë, pritet që të ulë numrin e personave të shpallur në kërkim. Aktualisht në vend ka 115 persona të dënuar në mungesë për vepra të ndryshme penale, që nga vrasja e deri tek trafikimi i lëndëve narkotike.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT