Krijojnë biftek njeriu, shkencëtarët: Nuk është kanibalizëm



Krijojnë biftek njeriu, shkencëtarët: Nuk është kanibalizëm

11:58 21/11/2020

Shkencëtarë amerikanë kanë krijuar biftek duke përdorur qelizat dhe gjakun njerëzor. Bifteku është prezantuar nën sloganin “kultivoni veten tuaj”.

Bifteku aktualisht është vetëm një prototip, dhe i projektuar si një vepër arti, por ai është një copë mishi i vërtetë i rritur nga qelizat njerëzore. Megjithatë, kultivuesit e tij kanë ofruar sigurinë se koncepti nuk është  “teknikisht” kanibalizëm.

Vepra është emëruar “Ouroboros Steaks”, dhe ngjan më ikonën e një gjrpëri që ha veten. Krijimi është nominuar për çmimin ‘Dizajni i vitit” nga Muzeu i Dizajnit në Londër 2020.

Ekipi krijues kishte përdorur qelizat kërkimore të ruajtura Koleksioni Amerikan i Kulturës së Indeve. Ato i kishin rritur në një serë kërpudhash në kushte të ngrohta për 3 muaj, duke i ushqyer me serume njerëzore nga dhurimet e gjakut të skaduara.

Produkti që rezulton janë biftekë njeriu, të ruajtur në rrëshirë dhe të ekspozuar në Muzeun e Dizajnit dhe Muzeun e Artit të Filadelfias.

Dizajnerët thanë se ata kanë zhvilluar një koncept për të nxjerrë në pah kufizimet aktuale me mishin e rritur në laborator përgjithësisht, dhe dëmin që iu bëhet kafshëve. Artisti i projektit Orkan Telhan është shprehur për revistën Dezeen se “në të ardhmen, dikush do të jetë në gjendje të përballojë mish kafshësh dhe dikush mund të mos ketë mundësi tjetër përveç se të kultivojë mish nga vetvetja…”

Ndërsa asnjë mish i rritur në laborator nuk është miratuar ende për shitje në ndonjë vend, koncepti tashmë ka nxitur një interes të konsiderueshëm.

Ky treg, aktualisht vlerësohet në rreth 155 milionë Paund, një shifër që pritet të arrijë 431 milionë Paund në pesë vitet e adhshme. /tvklan.al




Të ngjashme