Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se krijonte llogari të rreme në rrjete të ndryshme sociale. Një tjetër, një vajzë 28 vjeçe, është proceduar penalisht.

Rezulton se këta persona vidhnin gjeneralitetet e personave të ndryshëm dhe krijonin llogari të ndryshme në rrjetet sociale.

Po ashtu dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin veprimtari kriminale në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Policia thotë se po punon për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë të implikuar në këtë rast./tvklan.al