“I shkaktuan dëm 18 milionë euro buxhetit të shtetit”

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 46 vite burg, 24 persona të arrestuar një vit më parë, të akuzuar për krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH dhe fshehje të të ardhurave.

Në sajë të hetimeve ka rezultuar se 20 subjekte që bashkëpunonin  me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive për rritjen e shpenzimeve, përfitonin përmes rimbursimit të TVSH-së. Në këtë mënyrë ka rezultuar se këta persona i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 18 milionë euro.

Nga ana tjetër, disa prej avokatëve mbrojtës pretendojnë se pjesa më e madhe e personave që tashmë janë dënuar me burg, nuk kanë patur asnjë dijeni për skemën e mashtrimit, por kanë qenë punonjës të thjesht, me paga shumë të ulëta.

Tv Klan