Njëri prej krijuesve të vaksinës anti-covid ka thënë se normaliteti i jetesës do të rikthehet në dimrin e ardhshëm.

Ugur Sahin, bashkëthemeluesi i BioNTech, shprehet se ky dimër do të jetë i vështirë dhe vaksina nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Javën e kaluar, BioNTech dhe Pfizer deklaruan se vaksina e tyre kundër Covid-19 është 90% efikase. Në testimet e tyre morën pjesë rreth 43 mijë persona. Vaksina është parashikuar të bëhet me dy doza, me një diferencë kohore 3-javore.

“Nëse gjithçka do të shkojë mirë, vaksina do të dalë në treg në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, thotë Sahin.

Synimi është që të shpërndahen 300 milionë doza në të gjithë botën deri në muajin Prill 2021, ndërsa rezultatet e vaksinës do të shihen në dimrin e ardhshëm.

Vera do të ndihmojë shumë sepse shkalla e infeksionit do të ulet. Thelbësore është që përpara ose deri në Vjeshtë, të ketë një normë të lartë të vaksinimit”, u shpreh Ugur Sahin. /tvklan.al