Një krim në familje ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës. Korrenspondentja e Klan News, Anila Sefa, ka mësuar se djali ka vrarë babain.

Viktima është M.Stasa 85 vjeç. Autor i dyshuar është djali i tij A.Stasa, i cili është shoqëruar në komisariat. Nga informacionet paraprake, dyshohet se djali e ka mbytur babain me duar. 

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen për momentin. Sipas të dhënave, dyshohet se djali vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Informacioni paraprak i Policisë së Divjakës:

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al