Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Zvicër. Një sherr në një familje me origjinë shqiptare nga Kosova, ka përfunduar me vdekjen e babait dhe arrestimin e të bijës 18 vjeçe.

Mediat vendase shkruajnë se viktimë ka mbetur një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova, me iniciale M.B. që prej vitesh jetonte në Zyrih. Autoritetet bëjnë me dije se mbi babain ka qëlluar e bija, pas një zënke që kishin pasur.

E reja tashmë ndodhet në polici dhe prokuroria ka kërkuar paraburgim për të në gjykatë. Nga ana tjetër mësohet se nga zënka familjare ka mbetur e plagosur dhe nëna por dhe vetë vajza.

Viktima mësohet se ka drejtuar një biznes të shitjeve të makinave në Zvicër dhe një punëtor i tij ka thënë se ai i njihte dhe familjen dhe nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për probleme.

Sipas Policisë së Zyrihut, situata është ende e paqartë, por autoritetet po hetojnë për të bërë zbardhjen e plotë. /tvklan.al