Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje në fshatin Tervol të Gramshit. Mësohet se bashkëshorti ka vrarë gruan dhe vëllain e tij.

Autori dyshohet të jetë 80-vjeçari Xhevit Sinani. Viktimat janë Zeqine Sinani dhe Shaqir Sinani. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura. Krimi është kryer me sende të forta.

Në fotot e siguruara nga korrenspondenti i Klan News në Elbasan, Fatos Salliu, janë autori i dyshuar (majtas) dhe vëllai i autorit, i cili mbeti i vrarë (djathtas).

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat e policisë që shkuan në skenën e krimit nisën hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqet.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË ELBASANIT:

Paraprakisht dyshohet se në fshatin  Tervol të  Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje. Dyshohet se shtetasi Xh. S. ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S. Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Informacion shtesë

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë  kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë. Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.

Publikohet momenti i arrestimit të 80-vjeçarit që vrau gruan dhe vëllain

Ky është momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit 80 vjeçar, autorit të dyshuar të vrasjes së bashkëshortes dhe vëllait të tij.

Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Tervol të Gramshit rreth orës 14:50. 80-vjeçari, pas një sherri për motive të dobëta, goditi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij Zeqine Sinani rreth 74 vjeç dhe vëllain Shaqir Sinani 73 vjeç.

Policia thotë se autori vrau fillimisht gruan dhe më pas vëllain e tij. Ky i fundit ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së të vëllait.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar sëpatën sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al