Krim i rëndë, ekzekutohet 48-vjeçari (Video)

Foto nga vendngjarja

Krim i rëndë, ekzekutohet 48-vjeçari (Video)

22:37 09/10/2018

Një 48-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Shegas të Lushnjes. Viktima është identifikuar si Qemal Alla, thonë burimet për

tvklan.al. 

Viktima ka qenë më parë kryeplak i fshatit Shegas.

Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.

Forca të shumta të policisë dhe FNSH kanë ngritur postblloqe për të kapur të vrasësin/it. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal. Ekspertë të Hetimit të krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier ndodhen në vendngjarje. Pika kontrolli dhe krehje zona nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT