Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Në Selanik raportohet se burri ka vrarë gruan me thikë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në orët e vona. Autori, bashkëshorti 49-vjeçar, pas krimit shkoi në polici dhe u tha efektivëve “vrava gruan time”.

Të paktën kështu bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave, 49-vjeçari pasi rrëfeu krimin i kërkoi policisë që të njoftonte djalin e tyre 20-vjeçar për ngjarjen e rëndë.

Forcat e policisë shkuan në banesën e çiftit, sipas udhëzimeve të autorit 49-vjeçar. Në dhomën e gjumit gjetën të vdekur gruan. Viktima kishte plagë të shumta me thikë në gjoks dhe në këmbë.

Thika u sekuestrua nga hetuesit ndërsa sot burri vrasës do të merret në pyetje. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. /tvklan.al