Vrasje e trefishtë në familje – TV KLAN

Vrasje e trefishtë në familje

61-vjeçari vret gruan, nusen e djalit dhe veten

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në mesditë në Prishtinë. Dyshohet se H. Krasniqi 61 vjeç fillimisht ka vrarë gruan, pastaj gruan e djalit të tij dhe së fundmi ka vrarë veten.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sy të mbesës së tij 2 vjeç, e cila tashmë ka mbetur pa nënë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka se personi në fjalë ka qenë me probleme psikike.

Sipas prokurorit, në bazë të dëshmitarëve çifti në fjalë ishte duke i ndjekur procedurat e shkurorëzimit, ndërsa djali me nusen nuk kanë jetuar me ta në të njëjtën banesë.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*