Një 32-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj në fshatin Grekan të Gramshit. Viktima është Gurije Hysa, nënë e 3 fëmijëve, u mbyt në krevat gjatë natës pas një grindjeje me bashkëshortin 35-vjecar Alvin Hysa. Menjëherë pas krimit ai ka njoftuar të atin për ngjarjen.

Burime policore thonë se më pas ka marrë mushkën dhe është nisur për tek motra e tij në fshatin Lumas të Beratit. Pasi ka rrëfyer për vrasjen e bashkëshortes së tij, është kthyer sërish në banesë. Pas kësaj policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Çifti kishte një vajzë 12 vjeçe dhe dy djem 9 dhe 5 vjeç, ndërsa jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Sipas të dhënave të para, autori rezulton të ketë qenë njeri problematik dhe ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes për shkaqe qe lidhen me xhelozinë. Madje ka qenë i dënuar dy herë për dhunë në familje, ndërsa trajtohej me KEMP si njeri me probleme të shëndetit mendor. Në momentin e ngjarjes fëmijët nuk kanë qenë në banesë, por tek shtëpia e gjyshes së tyre në Berat.

Tv Klan