Krimi pas një konflikti banal

Ky është 35-vjeçari Arjan Shahaj që qëlloi për vdekje me sëpatë babain e tij në fshatin Shalës të Memaliajt. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 të së hënës në kohën kur babë e bir ishin duke mbledhur bimë medicinale pranë banesës së tyre.

Në këtë moment ka ndodhur një konflikt verbal mes tyre dhe pas kësaj i riu ka qëlluar me sëpatë 77-vjeçarin Iljaz Shahaj duke e lënë të vdekur në vend.

Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka njoftuar policinë për vrasjen. Pas krimit ai ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit, por është arrestuar në një furgon që po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit në fshatin Levan të Fierit.

Autori është një emër i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i dënuar me 8 vite burg për plagosjen e një të riu. Për blutë e Gjirokastrës, autori 35-vjeçar është person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa po hetohet per rrethanat e krimit të rëndë.

Tv Klan