Një krim është shënuar në rrugët e Prishtinës ditën e sotme, që për pasojë ka sjellë bilancin e një të vdekuri.

Viktimë mbeti një 34-vjeçar, i cili dyshohet të jetë dizajneri i njohur, Festim Isufi, siç raporton Klan Kosova. Sakaq, bashkëshortja e tij ndodhet në spital e plagosur, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Festim Isufi

Deri më tani dyshohet se ai është vrarë me thikë, e bashkëshortja e tij të jetë plagosur po me thikë, por do të kryhen ekzaminimet e nevojshme për përcaktimin e saktë të armës së ftohtë të përdorur.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, është shprehur Flora Ahmeti, zëdhenëse e Policisë së Kosovës.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, e as rrethanat. Sakaq, ende nuk është e konfirmuar nëse viktima është realisht dizajneri.

/tvklan.al