Krimbi lë pa prodhim fermerët

Krimbi lë pa prodhim fermerët

08:20 15/10/2019

Asnjë lloj pesticidi nuk ka dhënë efekt

Fermerët në Divjakë e Lushnjë e kanë humbur betejën me krimbin e murrmë. Mbi 5 herë bimët e infektuara janë spërkatur me të gjitha llojet e pesticideve që ka tregu, por nuk ka patur asnjë efekt.

Dëmet janë të shumta dhe insekti po ha të gjitha lulet e perimeve. Dyshimet janë tek cilësia e helmeve, ndaj prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e specialistëve të bujqësisë.

Sipas fermerëve prezenca e krimbit të murrmë në këtë masë, nuk kishte ndodhur prej 40 vjetësh. Situata bëhet më e vështirë për faktin se nëse sipërfaqet e prekura nuk e luftojnë infeksionin ai kalon në parcelën ngjitur ndaj ndërhyrja është e domosdoshme.

Klan Plus


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi