RUsi96.77% e votuesve në Krime votuan pro bashkimit të këtij gadishulli me Rusinë.

Ky është rezultati zyrtar i publikuar nga komisioni i Parlamentit të Krimesë për referendumin e së djelës.

Kreu i këtij komisioni Mikhail Malishev tha se në referendum pati një pjesëmarrje masive, në kuotat 81.3%.

Javën e ardhëshme pritet që autoritetet e Krimesë të njohin Rublën për përdorim si monedhë të dytë.

Gjatë natës në Simferopol janë zhvilluar edhe festime.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e konsideruan si të jashtëligjshëm referendumin.

Presidenti amerikan Barak Obama i telefonoi homologut rus Putin dhe u shpreh se vendi i tij nuk do t’a njohin kurrë bashkimin e Krimesë me Rusinë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutojnë sot në Bruksel sanksionet ndaj Rusisë.

Ndër të përmendet heqja e të drejtës së marrjes së vizave për zyrtarët e lartë rusë.