Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimin e ngjarjes se Bularatit ku u vra nga forcat RENEA, Kostadinos Kaçifa. Hetimi është duke u zhvilluar për veprën e vrasjes se oficerit të policisë e mbetur në tentativë.

Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur 44 gëzhoja dhe ende vazhdon kqyrja. Është gjetur edhe arma e viktimës, një kallashnikov i pajisur me një dylbi. 35-vjeçari Kaçifa ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe në shtepi i është gjetur edhe një uniformë tjetër. Policia gjatë kontrollit në banesë nuk ka gjetur telefonin e viktimës por as ndonjë mjet tjetër teknologjik.

Kostandinos Kaçfa për më shume se 6 orë të dielën qëlloi në drejtim të policisë. Forcat RENEA në këtë rast kanë zbatuar protokollin e tyre pasi ezaruan fazat e thirrjes për t’u dorëzuar dhe negocimit. Në fund ata ata iu përgjigjën zjarrit me zjarr, pasi 35-vjeçari po rrezikonte jetën e efektivëve të forcave speciale.

Tv Klan