Pas publikimit të përgjimeve nga gazeta “Bild”, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka nisur hetimet për daljen e sekretit hetimor.

Në një deklaratë për mediat, ky institucion deklaron se po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thekson se “po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit”.

Tv Klan