“Mund të parandalohen ngjarjet e rënda nga trajtimi i tyre dhe familjarëve”

Krimet që kanë për autorë persona me probleme të shëndetit mendor janë shtuar ndjeshëm në qarkun e Durrësit, ku brenda një muaji u regjistruan dy vrasje dhe disa ngjarje të tjera të rënda.

Në 14 Shkurt një 46-vjeçar u vra nga fqini pas sherrit për një vend parkimi, ndërsa në Kavajë djali rrahu për vdekje të ëmën ndërsa në Shijak, djali mori mori peng të atin.

Por çfarë i nxit këta persona të kryejne vepra aq të rënda.

“Është shumë e rëndësishme ndjekja e protokolleve të rregullta të trajtimit. Në momentin që individëd me probleme të shëndetit mendor kryesisht skizofreninë apo çregullimin bipolar të personalitetit ose gjëndje të rënda depresive mund t’i bëjnë individët deri në kryerjen e vrasjeve të ndryshme, pra agresioni dhe dhuna është kaq e madhe saqë mund t’i shtyjë këta individë drejt vrasjeve.”

Ekspertja Adisa Teliti sugjeron se trajtimi i duhur i personave me probleme të shëndetit mendor dhe trajnimi i familjarëve dhe komunitetit për t’u përballur me këtë situatë, janë thelbësore për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

“Kryesisht individët që kanë kryer vrasje kanë qenë në momentin që kanë ndërprerë trajtimin. Ajo që është e rëndësishme që krahas mjekes së protokollit të trajtimit që kryesisht duhet të jenë familjarët të kujdesshëm për të parë nëse individi po e ndjek apo jo duhet të ofrohen edhe trajnime të posaçme për vetë familjarët apo komunitetin në tërrësi në mënyrën se si duhet të reagojnë në momentin që mund të ndeshen me një person që ka probleme të shëndetit mendor.”

Teliti thekson nevojën për qendra të specializuara për të ofruar trajtimin dhe ndihmën e nevojshme për këta persona.

“Ambienti në Shqipëri egziston, por duhet të shtrihen në të gjithë qytetet në mënyrë që secili qytet të mund të mënaxhojë rastet sepse rastet mund të jenë edhe akute ku ndërhyrja duhet të jetë e mënjëhershme dhe nuk mund të presim dot për një kohë të gjatë për trajtimin e tyre.”

Një tjetër fenomen shqetësues është dhe numri i lartë i vetëvrasjeve. Vetëm në Durrës, 40 persona dhanë fund jetës gjatë vitit të shkuar.

Klan News