“Në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapur zyra e posaçme ku do të vendosen punonjës të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, për të hetuar çdo denoncim që ka të bëjë me krimet zgjedhore”, raporton gazetarja Klesiana Omeri.

Në këtë zyrë, punonjës nga këto tre institucione do të trajtojnë çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë fushatës apo ditës së votimit.

Në monitorim do të jenë edhe të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale dhe që më pas do t’i përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.

Në dispozicion të qytetarëve është ngritur një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe adresë email-i.

Ndërkohë, paralelisht SPAK, po vepron në terren me 16 zyra në të gjitha qarqet e vendit për të adresuar të gjitha shqetësimet e qytetarëve sa i përket krimeve elektorale.

SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor.

Klan News