Ambasadorja Yuri Kim mbështet kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dërguar të gjithë prokurorëve për intensifikimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale në lidhje me krimet elektorale. Kim thotë se Reforma në Drejtësi kërkon prokurorë që e bëjnë detyrën me pavarësi dhe integritet pasi askush nuk është mbi ligjin.

“Prokurori i Përgjithshëm Çela a nxitur të gjithë prokurorët në Shqipëri që të intensifikojnë hetimet dhe ndjekjet penale për krime elektorale. SHBA-të e mbështesin fort këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon prokurorë që e bëjnë detyrën me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Kim.

Ambasadorja amerikane ka shpërndarë në të njëjtën kohë edhe shkresën e Prokurorit të Përgjithshëm drejtuar prokurorëve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve”./tvklan.al