Prokuroria 53 çështje për krime zgjedhore



Prokuroria 53 çështje për krime zgjedhore

10:16 10/06/2021

11 persona në ndjekje penale, arrestohen 5

Prokuroria ka regjistruar 53 çështje për krime elektorale të kryera para dhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të Prillit të shkuar.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar verifikimi për 7 prej tyre me 5 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në proces verifikimi paraprak janë  edhe 41 njoftime të tjera për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 23 prej të cilave i janë përcjellë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria thekson se aktualisht po ndiqen penalisht 11 persona, nga të cilët janë arrestuar në flagrancë 5 qytetarë.

Tv Klan







Të ngjashme