Vincenzo Del Monaco: Qytetarët të besojnë më shumë te institucionet e drejtësisë. Mbështesim Shqipërinë

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco ishte në Elbasan, ku u takua me përfaqësues të pushtetit vendor. Pas ngjarjeve të fundit kriminale në këtë qytet, por edhe incidenteve gjatë fushatës së zgjedhjeve, ambasadori i OSBE u sugjeron qytetarëve shqiptarë të kenë më shumë besim tek institucionet e drejtësisë.

“Kur flasim për procesin gjyqësor, për veprimet që kanë ndodhur si dhe për ankesat e procesit gjyqësor nuk jam unë atij që i takon të gjykojë. Unë vetë kam plotësisht besim tek sistemi gjyqësor i Republikës së Shqipërisë.

Siç ju kujtohet, ne menjëherë pas ngjarjes që ndodhi në Elbasan pas vrasjes ne bëmë një deklaratë dhe nga ana tjetër besojmë plotësisht që do ketë hetime të shpejta dhe besojmë plotësisht tek drejtësia në lidhje me atë që ndodhi këtu. Ajo që mund të them është se ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë. Mesazhi që unë jap, ka të bëjë me besimin, besimin institucional”, është shprehur Vincenzo Del Monaco.

Klan News