Një krim që ndodhi në mëngjesin e sotëm në Sotiritsa, Larisa ka tronditur sërish Greqinë. Sipas informacioneve të para, pak para orës 10.30 të mëngjesit një grua 43-vjeçare u vra brenda tavernës ku punonte.

“Hajdeni se vrava gruan”, dyshohet se autori i ka thënë policisë, sipas informacioneve, por ka edhe dëshmi që thonë se vrasësi ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga klientët e tavernës, Zougla.

Sipas informacioneve, gruaja vinte nga Sotiritsa dhe jetonte në Athinë me burrin e saj. Kohët e fundit ajo ishte kthyer për të punuar në tavernën e vëllait të saj, ku ai ishte i sëmurë rëndë. Burri i saj kishte qëndruar në Athinë dhe shkoi sot në Sotiritsa për ta vrarë.

Burime të besueshme raportojnë se gruaja është qëlluar tetë herë nga burri i saj 54-vjeçar, por policia ende nuk ka lëshuar një deklaratë përfundimtare për këtë ngjarje.

Kujtojmë se para disa ditësh ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë në Athinë, ku një shqiptar vrau bashkëshorten e tij 30-vjeçare. Sipas CNN në Greqi, FLorand Shehu para hetuesve ka treguar gjithçka që ka ndodhur para vrasjet dhe arsyen e krimit të rëndë.

Konflikti mes Anisa dhe Florand Shehut kishte kohë që kishte nisur. 31-vjeçarja kohët e fundit ndihej e frikësuar nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit herë pas herë bëhej agresiv dhe e dhunonte.

Ditët e fundit Anisa natën flinte në dhomën e fëmijëve dhe nga frika mbyllte derën me çelës. Por duket se natën e fundit të jetës bëri dhe gabimin që i kushtoi shumë, pasi nuk kishte mbyllur derën me çelës.

Florand Shehu në rrëfimin e tij para hetuesve ka treguar se Anisa ka qenë në gjumë kur ai e ka sulmuar dhe e ka qëlluar menjëherë në qafë me thikë.

 “Shkova në kuzhinë, mora një thikë nga sirtari dhe u nisua drejt dhomës. Dera ishte e hapur. Kur hyra në dhomën e saj, ajo ishte duke fjetur me kurriz dhe unë nxitova mbi të dhe hipa sipër saj. E qëllova direkt me thikë në qafë. Mbaj mend që ajo reagoi dhe filloi të bërtiste. Por unë i mbylla gojën, e qëllova sërish me thikë në qafë. Më pas i mbylla gojën me të dyja duart që të mos bërtiste, pasi kuptova që vdiq shkova në banjo lava rrobat dhe i hodha në kosh”, është ky një pjesë e rrëfimit.

Ai ka treguar më tej se ka qenë shumë xheloz për bashkëshorten dhe ndaj kishte vendosur që ta vriste atë. Po ashtu Florandi ka treguar dhe për sherrin e ndodhur në 11 Korrik, ku policia kishte shkuar pranë apartamentit të tyre pas denoncimit nga fqinjët, por nuk kishin vepruar sipas procedurave.

Më 11 Korrik patëm një konflikt shumë të ardhur. Sapo isha kthyer nga puna dhe kur hyra në shtëpi, ajo ishte në dhomën e gjumit të fëmijëve me derën e mbyllur. E pyeta pse po e bënte këtë dhe mu përgjigj ‘Unë do të bëj çfarë të dua’. Këtu nisi një debat dhe ajo nisi të bërtiste. E shtyva, ra në dysheme dhe pasi u ngrit më qëlloi në fytyrë dhe unë bëra të njëjtën gjë”, ka treguar Shehu

Krimi i rëndë ndodhi pak ditë më parë dhe tronditi Athinën. Ndërkohë në hetim janë dy policë të cilët nuk vepruan si duhet për ngjarjen e ndodhur në 11 Korrik që dhe mund të parandalonte vrasjen pak javë më vonë./tvklan.al