Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e kompanisë META, Kateryna Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe Birger Witt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore.
Gjithashtu, në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike Ervina Gjana.

Diskutimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës dixhitale.
Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, të tilla si Facebook apo Instagram, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online.
/tvklan.al